15 muaj viktima në banesë/Flasin Dëshmitarët e Jehovait: Familja Josifi…
Përfaqësues të Dëshmitarëve të Jehavait, kanë deklaruar se janë shumë të hidhëruar për ngjarjen që ndodhi në Kombinat. Ata kanë deklaruar se pjesëtarët e familjes Josifi nuk kanë qenë kurrë pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait.
”Ne jemi shumë të hidhëruar për ngjarjen e një nate më parë, ne jemi të hidhëruar gjithashtu që ka pasur një reagim kundër Dëshmitarëve të Jehovait dhe baltosje të emrit tonë. Duam t’ju themi se personat në fjalë nuk kanë qenë kurrë Dëshmitarë të Jeohovait”.
Mbërmjen e djeshme Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, u gjetën pajetë në apartamentin e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet gjallë dhe ndodhet në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë Dëshmitarët e Jehovait.