15 orë në pritje/ Qindra pasagjerë në Vlorë ende në bord, trageti nuk ankorohet dot prej motit të keq
Qindra pasagjerë në Vlorë vijojnë të jenë në pritje që trageti të ankorohet. 150 pasagjerë kanë më shumë se 15 orë që presin për shkak të motit të keq.
Sipas burimeve të “Faxweb.al”, trageti pritet të bëjë një tentativë tjetër për t’u ankoruar në orën 11:00, me qëllim që të zbresin pasagjerët.
Nga ana tjetër, lundrimi për mjetet e tjera vijon të jetë i pezulluar. Trageti “San Damian” mbeti që dje i bllokuar në det për shkak të erërave të forta dhe shirave të dendur.