15 shtete europiane refuzojnë vaksinën nga AstraZeneca, OBSH mblidhet sërish
Në Europë po ndodh ajo që nuk ishte imagjinuar kurrë, refuzimi i vaksinës. Pas Gjermanisë, Francës dhe Italisë që pezulluan një ditë më parë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, sot agjencia Suedeze e Shëndetit Publik bëri me dije se ka pezulluar përdorimin e vaksinës së Oksfordit, si një “masë paraprake”, kjo në pritje të një hetimi nga autoritetet shëndetësore evropiane.
Vendet europiane ndaluan përdorimin e vaksinës kundër Covid-19, pas raportimeve nga njerëz të cilët kanë pësuar mpiksje të rrezikshme të gjakut si efekt anësor dhe trombozë pas marrjes së kësaj vaksine.
Suedia bëhet kështu vendi i 15-të që ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca, duke iu bashkuar vendeve të tjera si: Norvegjia, Islanda, Bullgaria, Estonia, Letonia, Danimarka, Austria, Irlanda, Holanda, Lituania dhe Luksemburgu.
Lidhur me këtë situatë që është edhe më shqetësese sesa Covid-19, ka bërë që ekspertët e sigurisë të OBSH-së të mblidhen sot për të rishikuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca.