15 të plagosur/ Qytetarë, policë dhe gazetarë
Deri tani ministria e Shëndetësisë raporton se 15 persona kanë mbetur të plagosur nga protesta, mes tyre pesë police, dy përfaqësues të medias. Aktualisht ata po marrin trajtimin e nevojshëm dhe mjekët konfirmojne se janë në gjendje të stabilizuar shëndetesore. Ndërkohë autoambulancat dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri.
Dy efektivë policie kanë shkuar për të marrë ndihmën mjekësore pranë Spitalit të Traumës në kryeqytet, për shkak të plagosjes në protestën e opozitës së bashkuar. Njëri nga efektivët, 45-vjeçar, ka marrë plagë në kokë, pasi është goditur me mjete të forta, ndërsa tjetri, 27-vjeçar, ka marrë dëmtime në shpinë.
Në Spitalin e Traumës në Laprakë, ka shkuar për ndihmë mjekësore edhe një protestues, i cili kishte dëmtuar dorën por pasi mori trajtimin mjekësor, la ambientet spitalore.
Ndërkohë, edhe në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” kanë shkuar për trajtim mjekësor 4 protestuesë, të cilët kanë pësuar dëmtime në frymëmarrje nga gazi lotsjellës. Ata po trajtohen në repartin e Toksikologjisë, ndërsa mjekët shprehen se janë në gjendje të qëndrueshme dhe shpejt do të lënë ambientet e spitalit.
KOHA JONË SONDAZH

