15 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja në 24 orë nga Covid-19
Shqipëria është në gjendje të rëndë nga Covid-19, shifrat zyrtare flasin për këtë situatë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit betejën me virusin vdekeprurës nuk e kanë 15 pacientë dhe numri i jetëve të humbura shkon në 1681. Në mesin e viktimave është dhe 18-vjeçari nga Elbasani.
”6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3258 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1039 qytetarë. ”471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau I Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull”.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64,318 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6728 vaksina.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19.
COVID-19 – Statistika (22 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1039
Të shëruar në 24 orë 989
Të shtruar në spitale 656
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 3258
Testime totale 443,748
Raste pozitive 101,285
Raste të shëruara 64,318
Raste aktive 35,286
Humbje jete 1,681
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21,718
Fier 2864
Durrës 1814
Vlorë 1798
Shkodër 1427
Elbasan 1046
Lezhë 858
Berat 1059
Korçë 982
Gjirokastër 955
Dibër 368
Kukës 397