15 viktima në 24 orë, 2045 jetë të humbura që nga fillimi i pandemisë
Jetët e humbura nga Covid-19 në Shqipëri edhe në 24 orët e fundit janë të larta. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 15 pacientë dhe jetët e humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 2045. ”3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Roskoveci, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavajë, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.
Po në 24 orët e fundit janë kryer 3119 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 653 qytetarë. ”234 raste në Tiranë, 41 raste në Vlorë, 33 raste në Korçë, 26 raste në Durrës, Mirditë, 25 raste në Fier, Sarandë, 20 raste në Shkodër, 16 raste në Gjirokastër, Tepelenë, 14 raste në Skrapar, 12 raste në Lushnje, Librazhd, 11 raste në Berat, Delvinë, Gramsh, 10 raste në Lezhë, 8 raste në Kurbin, Pogradec, 7 raste në Elbasan, Kavajë, 6 raste në Devoll, Përmet, Kolonjë, Kuçovê, 4 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Vau Dejës, Bulqizë, Peqin, 3 raste në Krujë, Pukë, Mallakastër, Malësi e Madhe, Vorë, 2 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, 1 rast në Has, Belsh, Dibër, Prrenjas, Shijak, Maliq, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë”.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 662 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 80,483 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Vijon procesi i vaksinimit anti-covid në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Sot janë kryer 234 vaksinime anti-covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Statistika (14 Mars 2021)
Raste të reja ditore 653
Të shëruar në 24 orë 662
Të shtruar në spitale 501
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 3119
Testime totale 511,075
Raste pozitive 117,474
Raste të shëruara 80,483
Raste aktive 34,946
Humbje jete 2045
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23290
Fier 2572
Vlorë 1614
Durrës 1640
Shkodër 1337
Gjirokastër 1224
Korçë 912
Elbasan 565
Lezhë 744
Berat 385
Dibër 352
Kukës 311