15 viktima në 24 orë, 440 pacientë të shtruar në spitalet Covid

Jetët e humbura nga Covid-19 në Shqipëri, fatkeqësisht janë në shifra të larta dhe alarmuese. Në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën nuk e kanë fituar 15 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe se jetët e humbura nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë është 2092. ”5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Tepelena, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 40- 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë kryer 2997 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 446 qytetarë. ”135 raste në Tiranë, 34 raste në Shkodër, 26 raste në Durrës, 19 raste në Fier, 17 raste në Mirditë, Gjirokastër, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Kavajë, 13 raste në Korçë, Vlorë, Berat, Kuçovë, 10 raste në Krujë, 7 raste Ura Vajgurore, 6 raste në Devoll, Kukës, Pogradec, 5 raste në Lushnje, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, 4 raste në Librazhd, Përmet, Tepelenë, Peqin, Shijak, 3 raste në Kurbin, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Prrenjas, Memaliaj, Skrapar, 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, Selenicë, Roskovec, Kolonjë, 1 rast në Kamëz, Delvinë, Divajkë, Belsh, Gramsh, Poliçan, Libohovë”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 744 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 82,554 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, sot janë kryer 3338 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 33,369 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Statistika (17 Mars 2021)

Raste të reja ditore 446
Të shëruar në 24 orë 744
Të shtruar në spitale 440
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2997
Testime totale 520,078
Raste pozitive 118,938
Raste të shëruara 82,554
Raste aktive 34,292
Humbje jete 2092

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23137
Fier 2556
Durrës 1600
Vlorë 1514
Shkodër 1275
Gjirokastër 1205
Korçë 837
Lezhë 716
Elbasan 481
Berat 304
Dibër 351
Kukës 316

SHKARKO APP