15 vite burg kush shkel karantinën/ Goxhaj: Absurde, ja tre veprimet e paligjshme që po bëjnë për ta miratuar

Ashtu siç e ka paralajmëruar gjithë këto ditët e fundit kryeministri Edi Rama, ndëshkimet për personat që thyejnë rregullat e vendosura gjatë situatës së pandemisë, do të sanksionohen në kodin penal.

Tashmë për të gjithë personat parashikohen dënime me burg, edhe deri në 15 vite, kur nga thyerja e rregullave të karantinës shkaktohet vdekja e personave të tjerë.

Avokati Altin Goxhaj i ftuar si çdo të dielë në Fax News deklaroi se me ndryshimet që synohen të bëhen në kodin penal janë bërë tre veprime të paligjshme.

Sipas Goxhajt nuk mundet që një procedurë që kërkon 3/5 e votave nuk mund të bëhet në mënyrë të përshpejtuar.

“Kemi deklaruar se të gjitha fashat orare janë të paligjshme. E kam thënë dhe më parë që çdo gjobë është e paligjshme dhe të premten u botua në fletoren zyrtare. Çdo gjobë çdo sekuestrim, çdo dëmtim, që i ka bërë çdo biznesi është e paligjshme dhe çdo qytetari i lind e drejta që të hedh në gjyq qeverinë.

Jemi përballë një shtetit të paligjshëm që nuk mund të jetë më shtet, por një bandë. Rama ka vendosur që të paraqesë në Kuvend për ti futur në burg dhe për të hequr patentat, realisht në asnjë vend tjetër në botë nuk është vepruar kështu, me 15 vite burg është një absurditet. Kanë bërë nene vetëm se ti del nga shtëpia për të blerë bukë. Neni ai është. Këtë punë kush e përcakton. Në këtë sistem që ne kemi, ky thjeshtë po ndërton një burg të madh brenda burgut.

E para kanë bërë tre veprime të paligjshme, i pari është për të çuar me një procedurë të përshpjetuar një ligj që do të 3/5 e votave.

Kushtetuta e ndalon që një ligj për masat të jashtëzakonshme të merret në gjendje të jashtëzakonhsme. Do të punosh me ato ligje që ke pasi në një situatë të tillë mund të marrë vendime abusive.

Gramoz Ruçi në kundërshtim me ligjin ku ndryshimet miratohen me 3/5 ka futur me urdhër personal që të lejohen të futen këto ligje në parlament.”- tha Goxhaj.

SHKARKO APP