15-vjeçari: Babai më dh*non! Nëna mbron burrin: Pasi më rr*h, më thotë të dua. Është turp…
Një 15-vjeçar thirri policinë për të denoncuar babanë e tij dhunues, i cili e rrahu atë dhe nënën e tij në shtëpinë e tyre në Selanik. 50-vjeçari me origjinë shqiptare u arrestua mbrëmjen e së martës. I mituri shpejgoi në polici sesi ai dhe nëna e tij janë viktima të dhunës në familje.
Në të njëjtën kohë, nëna e tij tha në polici se në vitin 2018 bashkëshorti i saj ishte arrestuar sërish për dhunë në familje që ndodhi në sy të djalit të tyre, i cili në atë kohë ishte vetëm 9 vjeç. Ishte djali sërish ai që lajmëroi policinë. Më pas, 50-vjeçari e kishte goditur fort me grushte në kokë, siç tha ajo. ”Kjo ndodh një herë në muaj apo më shumë. Për shembull, kur fëmija vjen natën në shtëpi dhe partneri im është i dehur, ai e godet”, tha ajo, duke theksuar se nuk dëshiron që burri i saj të ndiqet penalisht.
“Unë e dua atë, nuk dua që ai të shkojë në burg”, ka thënë ajo. 44-vjeçarja duke folur për protothema.gr deklaron se e do atë dhe se nuk dëshiron të shkojë në burg sepse “është turp”, duke ia atribuar fajin e dhunës, alkoolit. Sipas informacioneve, i pandehuri ka vuajtur dënimin me burg në të kaluarën dhe akuzohet edhe për një vepër penale.