15-vjeçarja befason ambasadorin Soreca, i merr mikrofonin: E shoh veten si prokurore

Në turin e vizitave në kuadër të Javës Europiane, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ditën e djeshme u ndal në Përmet, aty ku një 15-vjeçare e ka befasuar me dëshirën e shprehur për të sjellë drejtësi.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se e reja i ka marrë mikrofonin dhe shprehu dëshirën e saj për tu bërë prokurore në të ardhmen, për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës.

“Momenti i ditës në Përmet ishte kur kjo vajzë e re mori Mikrofonin dhe më tha “Për 15 vjet e shoh veten si prokurore për të dhënë kontributin tim në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”. Me të rinj të tillë të përkushtuar Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara”, shkruan Soreca në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?