15 vjetori i LSI-së, Kryemadhi: E majta duhet të kthehet në shina

Në Konventën për 15 vjetorin e krijimit të LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi u shpreh se për forcën që ajo drejton, parësorë si qëllim ka kthimin e besimit tek shqiptarët. Nga ana tjetër, Kryemadhi se LSI-ja i ka shpëtuar goditjeve të paprincipta që synonin eliminimin e tyre politik dhe theksoi se misioni i LSI-së është të kthejë të majtën në “shina”.

Pjesë nga deklarata

15 vjetori i LSI përkon me 75 vjetorin e çlirimit të atdheut, me këtë ngjarje kaq të madhe. Nuk ka forcë që na ndal. Parësor për ne është kthimi i besimit tek qytetarët shqiptarë. Sfidat në këto 15 vite kanë qenë të shumta. Kauzat që u krijuan dhe kemi luftuar në këto 15 vite tashmë vazhdojnë të jenë akoma reale. Mbështetja për forcën tonë vjen nga qytetarët e thjeshtë, nga ata që e duan Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian. Ne u shpëtuam goditjeve të paprincipta që synonin eliminimin tonë politik. Prej makinacioneve nga sistemi zgjedhor dhe deri tek makineria mediatike e shpifjeve dhe ndaj akuzave që kanë qenë në shërbim të interesave kryeministrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ne mbetet parësore kthimi i besimit tek Shqipëria si shtëpia jonë e përbashkët. Sot bota politike, intelektuale dhe akademike diskuton dhe debaton një problem që në Shqipëri për kushtet dhe veçoritë sidomos në këto kohë të regjimit të rilindjes nuk është thjeshtë një problem, por një dramë tragjike që po shkatërron vendin. Më 30 qershor shumica e shqiptarëve na dhanë përfaqësimin si opozitë e bashkuar. Bojkoti masiv për të votuar si në komunizmin fatkeq ka rritur përgjegjësinë e opozitës shqiptare që të gjejë mekanizmat më të mirë për të përfaqësuar shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Atë shumicë që me bojkotin e saj i tha jo regjimit kriminal, oligarkik të Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndoshta kemi bërë aq sa kemi mundur për të denoncuar këtë regjim, por edhe unë ashtu si ju jam e bindur që kjo nuk mjafton. Në kohën kur organizata kriminale dhe oligarkike me emrin Rilindje ka shkatërruar me plan të mirëfilltë të majtën gjenuine shqiptare, me qëllim zaptimin dhe futjen në kthetrat e saj të ekonomisë shqiptare. Fatkeqësisht me anë të koncesioneve dhe PPP-ve të famshme, kryeministri ynë e ka tenderuar dhe burgosur të ardhmen tonë ekonomike për 15 apo 20 vitet e ardhshme. Ne këto kushte ne do na duhet të mendojmë për një plan afatgjatë, por jo thjeshtë dhe vetëm për të nesërmen. Unë me formimin tim politik jam një socialiste demokrate. Si socialiste demokrate unë jam e bindur se drama e pabarazisë në Shqipëri as nuk mjekohet, madje as nuk zgjidhet pa rivendosjen e së majtës së vërtetë në shinat e vlerave dhe demokracisë, integritetit, solidaritetit dhe humanizmit shoqëror. Kushtet në të cilat ndodhemi na e ngarkojnë ne këtë përgjegjësi. LSI duhet të çlirojë të majtën nga thundra kriminale e shpërdorimit të Rilindjes. Ky është misioni ynë politik dhe historik. Për të cilin do na vlerësojnë fëmijët tanë të nesërmen dhe historia nesër përsëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?