15 vrasje pa autorë, PD kërkon shpjegime por ministri Çuçi hesht

”Çfarë është kjo rokadë mes drejtorëve të policisë. Ç’ështe kjo histori. Krimi godet në Fushë Krujë dhe drejtorin e vendosin në Durrës. Kur t’i mbarojë vaji kandilit, nuk është etike. Kërkoni ndjesë”, kështu u shpreh nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ferdinand Xhaferraj në mbledhjen e sotme.

Nga ana tjetër, i shkarkuari nga Basha si nënkryetar i këtij Komisioni, Flamur Noka tha se kemi një polici të zhytur në krim, në drogë. Për të e gjithë kupola është e inkriminuar.

”Agjencia e mbikqyrjes të kishte eficencë absolute, por historia ka treguar se kupola e policisë është kriminalizuar nga politika. Po qarkullojnë titullarët, të cilët dikur janë hequr se kanë dosjen sa një mal të përfshirë në krim, në afera e trafik, riciklohen përsëri nëpër disa drejtori, kjo tregon ose keni ezauruar çdo kapacitet ose kupola është e gjitha e inkriminuar dhe ju thoni ky është më pak, ky është më shumë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk pranoi të komentonte. Në të gjithë vendin janë 15 ngjarje kriminale të pazbardhura dhe në asnjërën prej tyre hetimet nuk kanë nxjerrë të dyshuarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?