150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, Vokshi: 75 anëtarë nga forumi i gruas dhe i të rinjve

Partia Demokratike e ka tashmë Këshillin Kombëtar. Lista fituese e 150 anëtarëve u publikua në një konferencë për mediat nga Komisioni Qëndror i Numërimit në PD.

Deputetja demokrate, Albana Vokshi njëheresh edhe anëtare e Komisionit të Rithemelimit, në një konferencë për mediat tha se 75 anëtare të Këshillit Kombëtar, janë pjesë e Forumit të Gruas dhe Forumit të të Rinjve.

“Ishte një ditë historike për PD. Një tjetër dëshmi që në PD është kthyer vota e lirë. Çdo vendim e merr anëtarësia, të gjithë delegatët ishin zgjedhur me votën e anëtarësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

U votuan në transparencë të plotë dhe po ashtu votat u numëruan në transparencë të plotë live deri sa ka përfunduar numërimi në orët e para të mëngjesit. 30% e Këshillit Kombëtar duhet të përbëhet nga zonjat dhe minimumi 15% nën moshën 30 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas një analize të listës fitues rezulton se janë 50% të Këshillit të ri Kombëtar të ardhur nga organizata partnere të PD, nga Forumi rinor dhe LDSH. 75 anëtarë të Këshillit Kombëtar vjen nga FRD dhe LDSH, hera parë në historinë e një partie politike. PD sot jo vetëm është më e fortë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?