150 bomba të ISIS në muzetë e Sirisë

Ekspertët e minierave kanë hequr 150 bomba të lëna nga ISIS brenda zonës arkeologjike në Palmyra, thotë një zyrtar sirian. Bombat janë gjetur pasi ushtria siriane i kishte ri-kapur të dielën. Maamoun Abdul-Karim, kreu i muzeve në Siri tha se një ekip teknik është duke punuar me ministrinë për të zgjidhur këtë problem. Trupat siriane kanë luftuan gjatë tre javëve intensive për të rifituar menaxhimin e muzeve 2,000 vjeçare pas kontrollit për dhjetë muaj nga ISIS.

Abdul-Karim tha se ekipi që ka fotografuar brenda në muze ku shumë prej statujave janë dëmtuar gjatë periudhës së tyre të kontrollit nga ISIS. Ekipi nuk ishte në gjendje për të arritur në disa vende, duke përfshirë varret, sepse ka “qindra mina”. Media shtetërore siriane ka raportuan se aeroplanët e luftës kanë goditur disa automjet të ISIS dhe objektivat në lindje në Palmyra.

ISIS është përgjegjës për dëmtimin ose shkatërrimin e të gjitha gjashtë vendeve të Trashëgimisë Botërore, thotë UNESCO dhe e cila një nga këto është Palmyra.

Burimi: Independent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP