150 km në ditë udhëtim, kryeministri i parë shqiptar në RMV nuk u largua kurrë nga fshati

Emri i Talat Xhaferit do të mbetet gjatë në historinë e Maqedonisë së Veriut. Ai u bë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, detyrë që e mbajti nga Janari deri në Qershor të vitit 2024. Por jo vetëm kaq.

Ai ka shërbyer edhe si kryetar i Kuvendit dhe ministër i Mbrojtjes në Maqedonisë e Veriut. Për këto arsye ai është zgjedhur personazh i vitit nga emisioni “Opinion”.

Xhaferi ishte i ftuar në studio, ku tregoi se banoi në fshatin e lindjes, pavarësisht se ishte kryeministër. Për këtë arsye ai udhëtonte 150 kilometra në ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka diku 75-80 kilometra në një tjetër, 150 kilometra në ditë. Ka pasur kohë që i kam bërë dhe pa eskorta si deputet”, tha Xhaferi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tregoi edhe pse zgjodhi të merrte një vendim të tillë.

“Personi zgjedhur nga qytetarët duhet të jetë tek qytetarët dhe unë kam pasur mundësi si i zgjedhur edhe të qëndroj në hapësira zyrtare në Shkup, por duke qenë i ndërgjegjshëm për trupin elektoral që ka qenë baza, Gostivari, vendlindja ka qenë përcaktim i imi që të jem në vendlindje për çdo ditë dhe e dyta është pasojë e asaj që kam jetuar një kohë të gjatë në ish-Jugosllavi jashtë vendlindjes, jashtë Maqedonisë dhe me luftërat e atëhershme është një përvojë sa më afër shtëpisë, me qenë sa më afër popullit, sa më afër njerëzve sepse e do nevoja”, tha Xhaferi./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?