1500 euro një pikturë e Edi Ramës. Ekspozita ka 100 piktura. Me kupon tatimor shiten?

 

Edi Rama përveç artit, po rrit edhe të ardhurat e tij.Në Kampl Gallery ai ka prezantuar 100 piktura. Por sa kushton një nga këto punime? Gazeta Abendzeitung München shkruan se një prej tyre ka vlerën e 1500 eurove. Nëse do t'i shesë të gjitha Rama do të arkëtojë rreth 150 mijë euro. Rama u ka shpjeguar vizitorëve të ekspozitës së tij "se pikturat janë pjesë e tavolinës së tij të punës dhe procesi i krijimit është i pavarur nga procesi i mendimit". Ai tha se "ndërkohë që zhvillon takime apo diskuton për çështje të ndryshme me bashkëpunëtorë është dora dhe syri që në bashkëveprim harmonik me njëri tjetrin krijojnë këto vepra artistike".

Por ka edhe piktura që shiten edhe më shtrenjtë se 1500 euro. Specialistët e artit shprehen se 10 nga pikturat e Ramës mund të kushtojnë diku tek 7600 sejcila. Natyrisht që mbetet kënaqësi për këdo që kryeministri i vendit të tij ka sukses edhe në profesionin e tij për të cilin është shkolluar, por në rrjetet sociale kanë filluar pyetjet "A do t'i presë me kupon tatimor  çdo pikturë që shet në Gjermani apo do t'i marrë cash ? A do t'i deklarojë tek ILKPD-ja dhe të paguajë tatimet në Tiranë për pikturat që shiten në Gjermani?".Si dhe plot pyetje të tjera.Ligji dhe  detyra ia kërkon t'i bëjë publike sa euro do të marrë nga shitja e tyre.

SHKARKO APP