1500 policë dhe agjentë të SHISH, rrethohet Kryeministria dhe Ministria e Brendshme

Për protestën e opozitës, mësohet se në terren do të jenë 1500 efektivë, ku do të rrethojnë Kryeministrinë dhe Ministrinë e Brendshme. Forcat RENEA, FNSH, Forcat e Lëvizjes Operacione dhe Forcat e Rendit, oficerë civilë, si dhe agjentë të SHISH, që do të vendosen pranë bulevardit ”Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbahet protesta.

Sa i takon trafikut, mësohet se do të ketë devijim në aksin që lidh bulevardin me qendrën, ku do të bllokohet qarkullimi në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”dhe rrugët ndërlidhëse të tij.

Autobusët që do të sjellin protestuesit nga rrethet, nuk do të lejohen të futen në Tiranë, por do të stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi” të gjithë ata që do vijnë nga ana veriore dhe te Fakulteti Ekonomik autobusët e jugut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat policore do të mbajnë gjatë gjithë kohës nën vëzhgim personat me precedentë penalë, që dyshohet se mund të shkaktojnë trazira në protestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?