1500 qytetarë s’kanë marrë pagën e luftës, drejtoresha e Tatimeve: Afat deri më 25 shtator

Drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, bën me dije se janë 1500 persona që nuk kanë mundur ende ta përfitojnë pagën e luftës. Sipas saj janë njoftuar vazhdimisht nga ana e tatimeve që të plotësojnë numrin e llogarisë bankare, e vetmja problematikë që i ka bërë ata të mos jenë përfitues si 238 mijë të tjerët që e kanë marrë këtë pagë.

Teksa kujtoi se nga ana e tatimeve u shty me një muaj koha e lënë në dispozicion të këtyre individëve për të plotësuar dokumentacioni, Ibrahimaj paralajmëroi se afati i fundit për të aplikuar është data 25 shtator. ”Buxheti ka procedura, ndaj në një moment ky proces duhet përmbyllur”, tha drejtoresha e Tatimeve.

E pyetur lidhur me numrin e bizneseve të mbyllura gjatë periudhës së pandemisë, Ibrahimaj solli shifra të cilat sipas saj, vërtetojnë se numri i bizneseve të mbyllura apo që kanë kaluar në statusin pasiv në periudhën janar-qershor për 2020 është më i vogël se i atyre të mbyllura apo që kanë kaluar në statusin pasiv për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?