16% më shumë pasagjerë në Portin e Durrësit, kryesojnë shtetasit e huaj

Gjatë periudhës janar-mars në portin e Durrësit kanë hyrë gjithsej 109,772 pasagjerë, 16% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mes personave që hyjnë kryesojnë shtetasit e huaj të cilët mbërrijnë në vendin tonë për qëllime turistike. Referuar prenotimeve përgjatë muajve të verës sipas agjensive të udhëtimit, numri i shtetasve që do të zgjedhin linjën detare thuajse do të dyfishohet krahasur me nje vit më parë. Importet e mallrave gjithashtu kanë shënuar një rritje prej 3% gjatë këtij viti, duke arritur në 1.2 milionë tonë mallra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?