16 nxënës dhe 1 mësues nuk pranohen në shkollë
Pas një mungese të gjatë, 31 mijë maturantët pas 70 ditësh të mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të Covid-19, të hënën u rikthyen në shkollë. Dyert e 500 gjimnazeve dhe shkollave në të gjithë Shqipëri, do të qëndrojnë të hapura nga 18 maji deri në 5 qershor. Në Tiranë, 17 persona, 16 nxënës dhe 1 mësues të klasave të 12-a nuk janë lejuar të ndjekin mësimin, pasi temperatura u ka rezultuar më e lartë se 37.5. Numri më i lartë ishte në shkollën e mesme ”Qemal Stafa”, me 11 nxënës dhe 1 mësues. Me pas gjimnazi sinan tafaj me 4 raste , e 1 nxënës te ”Sami Frashëri”.