16 pacientë me Covid marrin trajtim në spitalin e Shkodrës, vijon procesi i vaksinimit

16 pacientë me Covid janë shtruar në spitalin e Shkodrës.

Gjatë gjithë këtyre ditëve nuk është vënë re një mbingarkesë në spitale apo rritje të infektimeve dhe se fatmirësisht deri më tani në Shkodër, nuk ka pasur raste të komplikuara për shkak të kësaj sëmundje.

Gazetari i ABC Simon Shkreli bëri me dije se në krahasim me fillimin e pandemisë ku Shkodra kishte një numër të lartë të infektimeve, gjendja ditën e sotme nuk paraqitet ekstreme.

Pjesa më e madhe e të infektuarve ka një trajtim në shtëpi, po ashtu edhe shifrat zyrtare nga emergjencat e ngritura tregojnë se shumica e personave të prekur monitorohen nga mjeku i familjes.

Nga ana tjetër edhe në Shkodër ka filluar procesi i vaksinimit për personelin e bluzave të bardha dhe deri tani janë kryer rreth 1345 vaksina.

SHKARKO APP