16 predha luftarake në Elbasan

16 predha luftarake që dyshohet se janë të kohës së Luftës së Dytë Botërore, janë gjetur në gjatë ditëve të fundit Elbasan. Predhat u zbuluan rastësisht nga kompania që po punon për rikonstruksionin e një segmenti rrugor pranë Gjykatës së re të qytetit të Elbasanit.

Fadromisti i kompanisë që po zbaton projektin, gjatë gërmimeve ka konstatuar ekzistencën e predhave luftarake në thellësi të bazamentit të rrugës në lagjen ”Kongresi i Elbasanit”, para hyrjes së godinës së një prej rroba esivë më të njohura të këtij qyteti.

Gjatësia e predhave luftarake sipas dëshmitarëve shkon rreth 50 cm, dhe aktualisht 9 prej tyre janë të ekspozuara në diell. Por temperaturat e larta që mbizotërojnë gjatë këtyre ditëve, janë rrezik potencial për shpërthimin e tyre dhe shkaktimin e një tragjedie të mundshme. Autoritetet kompetente kanë neglizhuar evadimin e tyre prej të paktën 48 orësh dhe deri tani kanë larguar vetëm 6-7 predha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët theksojnë se paniku është i madh sepse një pakujdesi mund të shkaktojë shpërthimin e tyre. Nuk ka ende një njoftim zyrtar për zbulimin e tyre dhe kohës kur mund të jenë groposur aty.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?