16 refugjatë erdhën me anije ushtarake, siguria e tyre në dorën e Shqipërisë

Disa muaj pas firmosjes së marëveshjes Meloni-Rama, anija ushtarake italiane me emigrantët e parë mëngjesin e sotëm u vendos në portin e Shëngjinit. Pas kryerjes së kontrolleve dhe procedurave të parashikuara në protokoll, emigrantët do dërgohen në qendrën e pritjes në Gjadër. Janë 16 emigrantë, prej të cilëve 10 janë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti.

Anija Libra u nis nga Lampedusa për në Shqipëri; fillimisht u ul në bregun sicilian pasi shpëtoi një grup emigrantësh që ishin larguar nga bregu i Afrikës së Veriut. Zona brenda kampit do të monitorohet nga policia italiane e cila qëndron ndërmjet ambienteve të punonjësve dhe refugjatëve.

Ata do jenë të vendosur brenda një rrethimi të dytë pas atij që rrethon të gjithë kampin. Kurse zona jashtë kampit do të monitorohet nga policia shqiptare, e cila ka autorizuar një njësi të veçantë dhe veç për sigurinë e kampit nga jashtë, bazuar mbi marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet qeverise shqiptare dhe asaj italiane.

Rama e ka bërë të qartë se asnjë vend tjetër nuk do të mund të ketë qendra të tilla në Shqipëri. Ai tha se Shqipëria është mirënjohëse për dhjetëra mijëra shqiptarë që u mirëpritën nga Italia pas rënies së komunizmit në vitin 1991, ose mbështetjen e ofruar nga Roma gjatë trazirave ekonomike të vitit 1997 dhe pas tërmetit të vitit 2019.

SHKARKO APP