16 viktima në 24 orë nga Covid-i, 2002 jetë të humbura në një vit

Sot u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku situatën e Covid-19 e cilësuan si në kontrolll dhe se masat e marra kanë dhënë efekt, por vetë shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë flasin ndryshe. Betejën në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 16 pacientë dhe numri i jetëve të humbura shkon në 2002. ”7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 41-78 vjeç”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 3077 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 602 qytetarë. ”243 raste në Tiranë, 29 raste në Korçë, 28 raste në Durrës dhe Fier, 27 raste në Shkodër, Sarandë, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Lezhë, 14 raste në Kamëz, Gjirokastër, 11 raste në Berat, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Elbasan, Pogradec, 7 raste në Mirditë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kurbin, Vau i Dejës, Librazhd, Prrenjas, 5 raste në Devoll, Kukës, Kavajë, Gramsh, Shijak, 4 raste në Mallakastër, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Përmet, Delvinë, 2 raste në Divjakë, Dibër, Kuçovë, Vorë, Patos, 1 rast në Krujë, Mat, Belsh, Himarë, Memaliaj, Skrapar, Maliq, Poliçan”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 761 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 78,259 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 620 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1080 vaksinime anti-covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 22,693 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

Statistika (11 Mars 2021)

Raste të reja ditore 602
Të shëruar në 24 orë 761
Të shtruar në spitale 620
Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore 3077
Testime totale 501,153
Raste pozitive 115,442
Raste të shëruara 78,259
Raste aktive 35,181
Humbje jete 2002

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23511
Fier 2540
Vlorë 1659
Durrës 1662
Shkodër 1327
Gjirokastër 1219
Korçë 879
Elbasan 624
Lezhë 694
Berat 420
Dibër 340
Kukës 306

SHKARKO APP