16 viktima në 24 orë, ulje e lehtë e rasteve të reja nga Covid-19

Jetët e humbura nga Covid-19 në Shqipëri, fatkeqësisht çdo ditë e më shumë rriten. Në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 16 pacientë dhe numri i jetëve të humbur që nga fillimi i pandemisë shkon në 2018. ”8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 50-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë kryer 3340 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 681 qytetarë. ”303 raste në Tiranë, 40 raste në Shkodër, 28 raste në Durrës dhe Korçë, 25 raste në Vlorë, 24 raste në Librazhd, 19 raste në Mirditë, 18 raste në Kukës, 17 raste në Elbasan, 15 raste në Fier, 12 raste në Pogradec, Berat, Lushnje, 11 raste në Kolonjë, Gjirokastër, 9 raste në Gramsh, Kuçovë, Kurbin, 8 raste në Kamëz, Lezhë, 5 raste në Devoll, Sarandë, 4 raste në Krujë, Tepelenë, Dibër, Peqin, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Mallakastër, Pukë, Kavajë, 2 raste në Roskovec, Bulqizë, Delvinë, Përmet, Mat, 1 rast në Skrapar, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Memaliaj, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Divajkë, Fushë- Arrëz, Himarë”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,131 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 506 pacientë, 30 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u drejtohet qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Mars 2021)

Raste të reja ditore 681
Të shëruar në 24 orë 872
Të shtruar në spitale 506
Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore 3340
Testime totale 504,493
Raste pozitive 116,123
Raste të shëruara 79,131
Raste aktive 34,974
Humbje jete 2018

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23432
Fier 2524
Vlorë 1615
Durrës 1647
Shkodër 1314
Gjirokastër 1226
Korçë 878
Elbasan 604
Lezhë 691
Berat 382
Dibër 342
Kukës 319

SHKARKO APP