16 vite LSI, rrugëtimi i të riut Baki Dervishi: Synimi që rinia të qëndrojë në Shqipëri
Më 6 shtator 2004 një grup të rinjsh me në krye Presidentin aktual Ilir Meta, morën vendimin për të krijuar një parti të re politike që në fokus do të kishte të rinjtë, duke i vendosur emrin LSI. Sot Lëvizja Socialiste për Integrim feston plot 16 vite në arenën politike të Shqipërisë. Njëri prej të rinjëve të kësaj partie është edhe Baki Dervishi, kreu i LRI-së në Kavajë, i cili në vitet kur LSI-ja u krijua ka qenë i vogël siç e përshkruan por që u bë pjesë duke mësuar që të mendojë për Shqipërinë e jo për veten.
Ai është aty ku bëhen protestat, duke ngritur zërin për rininë dhe për të gjithë shqiptarët që janë të goditur nga keqqeverisja. “Në këtë familje të madhe mu dha mundësia të ngre zërin jo vetëm për Kavajën por edhe për studentët e të rinjtë e të gjithë Shqipërisë. Bashkë me këtë familje të madhe kemi qenë prezent në çdo protestë, paqësore nga ne dhe të dhunshme nga shteti i drejtuar nga dashakeqës”.
Ai thotë se synimi i familjes së madhe të LSI-së, është që Shqipërinë ta bëjmë shtëpinë tonë dhe që të ketë një të ardhme më të sigurtë për rininë. “Në këtë familje të madhe njoha dhe tradhëtarë që nuk ishin si Unë, si Elona, si Klevi dhe si shumë të rinj të tjerë që të parin kemi Atdheun, familjen, vlerat. Ata të parën kishin babzinë, pabesinë, bliheshin e shiteshin natën, ndësa ditën aktronin se na donin dhe madje kishin më shumë kontribut sesa ne”.
Mesazhi i plotë
Lëvizja Socialiste për Integrim sot mbush plot 16-vjet! Vendosa ta postoj me vonesë postimin tim ngase më vinin në mendje shumë fragmente që nuk mund të hesht pa i përmendur, sepse një parti e të rinjve që ka rritur breza meriton më shumë sesa një urim.
Do doja shumë të isha unë një nga themeluesit e LSI-së në 2004 por nuk mundesha, isha i vogël atëher por unë kam mundësi të tregoj rrugëtimin tim në këtë familje me zemër të madhe. Në këtë familje të madhe mësova se nuk duhet të mendoj vetëm për veten e familjen time por për diçka më të madhe, për vendin tim.
Në këtë familje të madhe njoha një burrë dhe një grua, që na trajtojnë si fëmijët e tyre, na duan, na kritikojnë na mbështesin dhe na udhëzojnë që të bëjmë më të mirën. Në këtë familje të madhe mora përgjegjësi të luftoj për të drejtat e të rinjve në Kavajë që i ishin mohuar nga politika e kalbur e partive të tjera politike. Në këtë familje të madhe më dhanë përgjegjsinë të përfaqësoj të rinjtë e Kavajës në instanca drejtuese partiake.
Në këtë familje të madhe mu dha mundësia të ngre zërin jo vetëm për Kavajën por edhe për studentët e të rinjtë e të gjithë Shqipërisë. Bashkë me këtë familje të madhe kemi qenë prezent në çdo protestë, paqësore nga ne dhe të dhunshme nga shteti i drejtuar nga dashakeqës.
Në këtë familje të madhe njoha vëllezër e motra të drejtë që i donin të rinjtë dhe si unë qytetin e tyre e vendin tonë. Në këtë familje të madhe njoha dhe tradhëtarë që nuk ishin si Unë, si Elona, si Klevi dhe si shumë të rinj të tjerë që të parin kemi Atdheun, familjen, vlerat. Ata të parën kishin babzinë, pabesinë, bliheshin e shiteshin natën, ndësa ditën aktronin se na donin dhe madje kishin më shumë kontribut sesa ne.
Ja të dashur të rinj, prindër e gjyshër kjo është LSI familja ime e madhe që përbëhet nga vëllezër e motra ndoshta jo gjaku, por që e duam me pastërti njëri-tjetrin, një familje që ja çjerr maskën të babziturve, ndërsa të drejtit i mer në gjirin e saj dhe i mbështet duke i dhën përgjegjësi ta duan më shumë vendin e tyre. Unë dhe familja jonë e madhe kemi për synim ta duam vendin tonë duke i dhënë një të ardhme më të sigurtë të rinjve dhe ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tuaj! (Në fotot e mëposhtme keni njerëz të drejtë që janë fizikisht dhe jo fizikisht me ne, por kemi dhe tradhëtarë).