16 vite LSI, Xhixho: Misioni vazhdon për të ndërtuar Shqipërinë Europiane
Më 6 shtator 2004 një grup të rinjsh me në krye Presidentin aktual Ilir Meta morën vendimin për të krijuar një parti të re politike që në fokus do të kishte të rinjtë, duke i vendosur emrin LSI. Sot Lëvizja Socialiste për Integrim feston plot 16 vite në arenën politike të Shqipërisë.
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka qenë një nga të rejat që ishte pjesë e themelit dhe siç thotë, “besoja në misionin e një lëvizje që do i jepte mbi të gjitha shansin të rinjve të Shqipërisë për të kontribuar për të ardhmen Europiane të vendit”.
Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se “LSI beson tek të rinjtë si aseti më i çmuar i shoqërisë tonë që me identitetin, ëndrrat, sinqeritetin dhe energjinë e tyre mund të ndërtojnë Shqipërinë e tyre”.
Postimi i plotë
Më 6 Shtator 2004 u themelua Lëvizja Socialiste për Integrim dhe une isha pjesë e asaj dite të rëndësishme si një e re që besonte në misionin e një lëvizje që do i jepte mbi të gjitha shansin të rinjve të Shqipërisë për të kontribuar për të ardhmen Europiane të vendit.
LSI u krijua dhe mbron vlerat themelore të shtetit të së drejtës, të demokracisë që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, lufton çdo ditë për ecjen përpara të proçesit të integrimin europian të vendit, për mbrojtjen e të drejtave themelore të gjithë qytetarëve.
Pasi në gjithë këto vite pune, arritje përplasje e lufte, LSI është rritur ka mësuar nga vendimet e saj dhe është bërë më e fortë. Sot më shumë se kurrë punon për një Shqipëri dinjitoze.
Pas 16 vite misioni LSI vazhdon për të ndërtuar Shqipërinë Europiane që do bënte çdo shqiptar krenar dhe do rikthente shpresën për ta bërë Shqipërinë sërisht shtëpinë tonë.
LSI beson tek të rinjtë si aseti më i çmuar i shoqërisë tonë që me identitetin, ëndrrat, sinqeritetin dhe energjinë e tyre mund të ndërtojnë Shqipërinë e tyre.
Beson tek gratë dhe advokon të drejtat e tyre pasi beson fort që përfshirja e tyre në jetën ekonomike, sociale dhe politike do mund të zhvillojë vendin.
Ndaj në këtë mision që vazhdon uroj nga zemra të gjithë themeluesve, anëtarëve dhe mbeshtetësve që besojnë që një LSI e forte do të na çojë me shpejt drejt Shqipërisë Europiane.🇦🇱