16 vite nga tragjedia e Vlorës, familjarët: Dosjen ta marrë në dorë SPAK, duam drejtësi (VIDEO)

16 vite pas tragjedisë së 9 Janarit, familjarët e viktimave që humbën jetën kërkojnë ende drejtësi. Të zhgënjyer nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, familjarët kanë besim në krijimin e SPAK ku i bëjnë thirrje që të marrë në dorë çështjen e tragjedisë së 9 Janarit.

Mhillaj ka thënë se do të bëjnë një akt padi publike ndaj atyre që sipas tij kanë organizuar trafikimin e fëmijëve të tyre duke përmendur edhe ish-drejtorin e Policisë Bajrim Ibraj, por edhe ish-ministrat e asaj kohe Igli Toska dhe Pandeli Majko.

Të afërmit e viktimave nga Lezha dhe Shkodra udhëtuan drejt Vlorës për të mbajtur homazhe ndaj viktimave. Ata kanë ndezur qirinj dhe kanë  hedhur lule në det për të kujtuar të afërmit e tyre që gjetën vdekjen në ujërat e detit Jon në afërsi të Karaburunit.

Për Ndoc Bjeshkën, i cili ka humbur djalin e tij të vetëm në këtë tragjedi thotë se do të kërkojë zbardhjen e plotë të ngjarjes deri ne frymën e fundit pasi sipas tij shteti italian ka deklaruar se janë gjetur trupa të pajetë të cilët jane fshehur nga shteti dhe për këtë ai thotë se do denoncojnë rastin te prokurorët e SPAK

Më 9 Janar të 2004 në afërsi të Vlorës, gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Si pasojë e mbytjes së gomones 28 persona humbën jetën ku viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës të moshës nga 15 në 33 vjeç. Ndërsa 8 prej tyre ranë në det dhe nuk u gjetën më. Të mbijetuarit e asaj ngjarje treguan më pas së kërkuan ndihmë e cila ju mbërriti shumë vonë.

Report TV - 16 vite nga tragjedia e Vlorës, familjarët: Dosjen ta marrë SPAK, duam drejtësi

SHKARKO APP