16-vjeçarja përdhunohet në zonën e plazhit në Durrës, arrestohet një 18-vjeçar

Një vajzë 16-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një 18-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Plazhit në Durrës, ku sipas policisë është arrestuar në flagrancë 18-vjeçari, D.M banues në Durrës.

Deri më tani nuk dihen të tjera detaje, nëse dy të rinjtë kishin njohje të mëparshme, apo kush e ka bërë kallëzimin në polici për ngjarjen.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme hetimore.

SHKARKO APP