16 vjetori i LSI, Caka: LSI është krijuar si forcë e ndryshimit dhe si alternativa që sjell prosperitetin
Aktualitet E Diel, 6 Shtator 2020 13:19
Ish-deputetja e LSI, Silva Caka ke uruar të LSI në ditën e 16 vjetorit të saj duke thënë se LSI është krijuar si forcë e ndryshimit dhe risive dhe si alternativa që sjell prosperitetin.
Gjithashtu Caka shton se parimet themelore të LSI vazhdojnë të jenë të njëjtat; të rinjtë dhe gratë janë mision për të gjithë.
Postimi i plotë
Gëzuar ditëlindjen LSI!
Në 16 vjetorin e themelimit, LSI është më pranë se kurrë me shqiptarët!
LSI është krijuar si forcë e ndryshimit dhe e risive e në këto kohë të vështira për të gjithë ne, LSI shihet si alternativa më e mirë që sjell prosperitetin!
Parimet themelore të LSI vazhdojnë të jenë të njëjtat; të rinjtë dhe gratë janë mision për ne! Përfshirja e tyre në politikëbërje dhe vendimmarrje publike, vetëm e përmirëson Shqipërinë!
Zgjedhjet e ardhshme do të rivendosin rendin demokratik të shkatërruar nga Rilindja dhe LSI është e angazhuar me gjithë potencialin e saj për të dhënë kontributin e saj!
Vetëm së bashku mund t’a ndryshojmë këtë realitet të shëmtuar të sjellë nga Rilindja!
Bashkohu me LSI-në; kthehu në shtëpi!