“160 shqiptarë në ditë humbën punën që prej fillimit të vitit”. Tabaku publikon shifrat: Qeveria bën propagandë boshe

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku publikon shifrat negative që shkaktoi pandemia e koronavirusit në vendin tonë, ku sipas saj, 117 biznese në ditë janë detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabku thekson se teksa qeveria bën propagandë boshe, 160 shqiptarë në ditë humbën punën që prej fillimit të vitit.

“Në mesin e pandemisë dhe Ramavirusit që po shkatërron ekonominë, shqiptarët kanë dëgjuar por se kanë provuar ndikimin e paketës së ndihmës nga qeveria. Boritë e propagandës buçasin fort në përpjekje për të mbytur zërin e qytetarëve që po varfëron dhe bizneseve që po falimentojnë. Por është e pamundur të fshihet papunësia, varfëria dhe ulja e qepenave.

Swiss Digital Desktop Reklama

160 shqiptarë në ditë humbën punën që prej fillimit të vitit. 177 biznese mbyllen çdo ditë dhe këto janë vetëm shifrat zyrtare. Po të llogarisim dhe punonjësit e informalitetit, numri i familjeve shqiptare që nuk kanë mundësi të ushqejnë fëmijët e tyre është i frikshëm për një vend europian. Kësaj të vërtete të hidhur dhe të dhimbshme qeveria shqiptare i është përgjigjur me pagesat e koncensioneve dhe PPP-ve, me amnisti fiskale të parave të krimit dhe me vjedhjen e çdo fondi të mundshëm për rindërtimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne ofruam planin tonë për të shmangur thellimin e krizës gjatë pandemisë. Për të rialokuar 120 milionë euro destinuar PPP-ve për 2020 që t’iu shkonin shqiptarëve. Propozuam heqjen e taksave për këtë vit krize. Kërkuam të mbështetej konsumi dhe incentivat për të shpenzuar qytetarët.

Por qeverisja e rilindjes dështoi dhe sa herë kopjoi e bëri gabim. Tradhtuan shqiptarët, sepse e kanë jetën e lidhur me oligarkët.

Shqipëria ka potenciale dhe mundësi të rimëkëmbet vetëm me një plan serioz në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Kriza ka vetëm një rrugëzgjidhje: Projektin ekonomik të PD-së. Shqipëria në punë është synimi jonë”, shprehet në reagimin e saj, ish-ligjvënësja e PD-së, Jorida Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?