1600 forca policie në protestën paqësore

Protesta e opozitës para Parlamentit u mbyll qetësisht, duke mos shënuar asnjë të lënduar. Policia ishte angazhuar maksimalisht, duke marrë masa edhe për një skenar të mundshëm të hyrjes së manifestuesve brenda oborrit të Kuvendit.

Ndryshe nga protesta e së shtunës para Kryeministrisë, për tubimin para Parlamentit Policia e Shtetit kishte forcuar radhët e saj. Mbi 1600 efektivë u angazhuan për sigurinë e kësaj proteste. Gjithë perimetri i brendshëm i oborrit para ndërtesës së parlamentit ishte siguruar me tela me gjemba, jo shumë larg rrethimit të institucionit. Po kështu edhe Garda e Republikës vrojtonte nga pikat më të larta të zonës.

Instruktazhin, forcat e rendit e morën nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, duke e rrethuar parlamentin nga të katër anët e tij. Interesi i mediave të huaja ishte i lartë për protestën e organizuar nga opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pika më kulminante ishte, kur lideri i Partisë Demokratike deklaroi djegien e mandateve. Disa nga protestuesit në shenjë revolte hodhën lëndë piroteknike në drejtim të uniformave blu. Ishin po vetë protestuesit që qetësuan situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?