167 drejtues mjetesh kanë shkelur semaforin në 72 orë

Plot 167 drejtues mjetesh janë penalizuar për shkak se kanë shkelur semaforin, duke kaluar me të kuq. Policia Rrugore thotë se pavarësisht kontrolleve përsëri “shkelja e semaforit”, mbetet evidente dhe me shifra që tregojnë rrezikun që u kanoset këmbësorëve dhe vetë drejtuesve të automjeteve, në kryqëzimet dhe rrugëkalimet, që rregullohen me semafor.

“Vetëm përgjatë 72 orëve të fundit në rrugët urbane të kryeqytetit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor), 167 drejtues mjetesh dhe motomjetesh”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu janë evidentuar edhe shumë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim aksidenti, si: mosperdorimi i kaskave mbrojtëse, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat e banuara si dhe drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?