17 viktima në 24 orë, 22-vjeçarja humb jetën dy javë pas lindjes

Shifrat e Covid-19 vijojnë të jenë shqetësuese. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit betejën nuk e kanë fituar 17 pacientë, ku viktima më e re është 22-vjeçarja e cila para dy javësh solli në jetë foshnjen. Numri i jetëve të humbura shkon në 1986. ”9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 22-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë kryer 3035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 631 qytetarë. ”255 raste në Tiranë, 36 raste në Vlorë, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 17 raste në Korçë, 16 raste në Mirditë, 15 raste në Krujë, Lushnje, Kamëz, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Lezhë, 11 raste në Kavajë, Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Gjirokastër, Pogradec, 8 raste Peqin, 7 raste në Berat, Tepelenë, 6 raste në Kurbin, Pukë, Kuçovë, 5 raste në Dibër, 4 raste në Kolonjë, 3 raste në Devoll, Tropojë, Mallakastër, Mat, Ura Vajgurore, Shijak, Patos, Cërrik, 2 raste në Përmet, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, Gramsh, Skrapar, Vorë, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Prrenjas, Himarë, Maliq, Poliçan”.

Lajmi mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 714 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 77,498 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 649 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime.

”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19”.

22-vjeçarja ndërroi jetë të martën si pasojë e prekjes nga Covid-19. E reja nga Korça ishte e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ose Covid 2, ku ishte edhe në intubim prej 3 javësh. Sidorela Koça ishte shtatzënë, por fatmirësisht foshnja i ka mbijetuar operacionit. Mjekët e operuan gjatë kohës që ishte në intubim, por fatkeqësisht nuk e fitoi betejën, duke lënë pas foshnjen disa ditëshe. Fëmija lindi rreth 2 javë më parë dhe ka ardhur në jetë para kohe. Fatkeqësisht bilanci i nënave të reja që kanë ndërruar jetë nga Covid-10, vetëm pak ditë pasi sollën në jetë fëmijët e tyre. ky është rasti i tretë, ku më herët ndërroi jetë një 32-vjeçare dhe një 28-vjeçare.

Statistika (10 Mars 2021)

Raste të reja ditore 631
Të shëruar në 24 orë 714
Të shtruar në spitale 649
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 3035
Testime totale 498,076
Raste pozitive 114,840
Raste të shëruara 77,498
Raste aktive 35,356
Humbje jete 1,986

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23508
Fier 2542
Vlorë 1676
Durrës 1661
Shkodër 1325
Gjirokastër 1258
Korçë 861
Elbasan 672
Lezhë 705
Berat 491
Dibër 338
Kukës 319

SHKARKO APP