17 viktima në 24 orë, ulen rastet e reja. 445 qytetarë të shtruar në spitalet Covid
Vijojnë që shifrat e Covid-19 në Shqipëri të jetë të larta. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 17 pacientë dhe jetët e humbura që nga fillimi i pandemisë shkojnë në shifrën e 2077. ”2 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 54- 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.
Po në 24 orët e fundit janë kryer 3005 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 475 qytetarë. ”183 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 25 në Korçë, 24 në Mirditë, 19 në Fier, nga 18 raste në Elbasan, Berat, nga 16 raste në Kukës, Berat, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 në Tepelenë, 7 në Kavajë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, nga 4 raste në Kamëz, Sarandë, Bulqizë, nga 3 raste në Krujë, Devoll, Lushnje, Përmet, Gramsh, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, Kuçovë, Cerrik, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Dibër, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan”.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 749 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,810 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar. Sot janë kryer 2666 vaksinime anti-covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 30,031 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Statistika (16 Mars 2021)
Raste të reja ditore 475
Të shëruar në 24 orë 749
Të shtruar në spitale 445
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 3005
Testime totale 517,081
Raste pozitive 118,492
Raste të shëruara 81,810
Raste aktive 34,605
Humbje jete 2077
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23202
Fier 2566
Durrës 1618
Vlorë 1554
Shkodër 1295
Gjirokastër 1223
Korçë 846
Lezhë 734
Elbasan 545
Berat 357
Dibër 350
Kukës 315