17 vjeç hajdut akrobat, minoreni shqiptar në pranga për grabitje

Është vetëm 17 vjeç, shqiptari i arrestuar për grabitje, një ditë më parë nga policia italiane në qytetin e Bolonjës.

Minoreni shqiptar u arrestua në flagrancë në orët e vona të natës, ndërsa po tentonte të zbriste nga tarraca e një ndërtese ku sapo kishte kryer grabitjen.

Në çantën e tij u gjetën objektet e vjedhura me një vlerë prej 2 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar forcat e rendit për praninë e dy personave të dyshuar në tarracën e një pallati. Në momentin e mbërritjes së policisë njëri prej dy grabitësve ka mundur të largohet në drejtim të paditur, ndërsa 17 vjeçari shqiptar është vënë nën pranga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Minoreni shqiptar është shoqëruar në institutin e edukimit për minorenët në qytetin e Bolonjës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?