17-vjeçarët harrohen një vit në burg
Dy minorenë në Korçë të arrestuar për trafik droge një vit më parë, qëndruan në paraburgim më shumë se afati i caktuar për të miturit. Kjo shkelje është ngritur si problem nga avokati i çështjes Nevzat Tarelli. Për ABC News avokati ka folur për shkaqet që çuan në këtë shkelje. Nganjëherë drejtësia mund të jetë e padrejtë! E kanë provuar këtë dy minorenë. 17-vjeçarët Jonadri Karaja dhe Luiz Hoxhalli, u harruan jo në kuptimin metaforik për një vit të mbyllur në burgun e Korçës. Të miturit u arrestuan në mars të 2018 për trafik droge të mbetur në tentativë.
Avokati Nevzat Tarelli thotë se një i paraburgosur i mitur nuk mund të mbahet në paraburgim pa u dërguar çështja për 6 muaj, në rastin konkret këto afate janë shkelur. Kjo neglizhencë sipas avokatit ka ardhur për shkak të ndryshimeve që janë bërë së fundmi, të kompetencave të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të Gjykatave të Rretheve.
”Është rivlerësuar masa në Gjykatën e Korçës dhe ajo gjykatë ka qenë kompetente dhe nuk ka pasur kërkesë për transferim çështje. Me kodin e ri të procedurës penale për një peiudhë kohe u bë një konflikt kompetencash, se trafiku nuk është më kompetencë e Krimeve të Rënda, por gjykatës së rretheve dhe për shkak të një vendimi njehsues të Gjykatës së Lartë kjo po gjykohet te Krimet e Rënda”. Shkelja ka vijuar zinxhir edhe në institucionet e tjera, e të miturit kanë vazhduar të qëndrojnë në paraburgim.
KOHA JONË SONDAZH

