17-vjeçari humbi jetën pas këputjes së kavos së ashensorit, arrestohet pronari
Pronari i lokalit ku humbi jetën një 17-vjeçar gjatë orarit të punës, është vënë në pranga një muaj pas ngjarjes tragjike.
Bëhet e ditur se pronari i lokalit në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim u arrestua në Pikën Kufitare të Qafë Botës.
Kujtojmë se për S.I, 37 vjeç, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ngjarja ka ndodhur më 26 korrik kur pas këputjes të kavos së një ashensori të improvizuar, humbi jetën një 17-vjeçar i punësuar në këtë lokal.