17-vjeçari pa patentë u mori jetën turistëve në Ksamil. Kush i lë ”bishat” me makina luksi në rrugë?

Në orët e fundit janë shënuar dy ngjarje, ku personazhë janë turistë nga Italia. Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano kishin ardhur për pushime, por humbën jetën në një aksident tragjik. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ”Mercedes Benz” që drejtohej nga një adoleshent.

“Benzi”, drejtohej nga 17-vjeçari Elio, që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. Burimet thanë se makina i ka prerë rrugën motorit të turistëve. Për pasojë ndërruan jetë në vend dy turistët italianë. Dëshmitarët në orët e para te mëngjesit tregojnë për ngjarje horror. Trupat e viktimave janë gjetur me dëmtime të shumta, poshtë makinës që i përplasi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku pezulloi nga detyra shefin e policisë Rrugore në Sarandë Adriatik Shehun si dhe ka vënë nën hetim drejtuesit e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Në rrethana të ndryshme 11 turistë kanë humbur jetë në shqipëri. 3 prej tyre kanë humbur jetën të përfshirë në aksidente rrugore, por nuk kanë munguar as incidentet ftale te ndodhura në destinacionet turistike malore apo në kanione.

Gazetari Mentor Kika, thotë se ”E di që është vështirë që të mbahen adoleshentët “lidhur” dhe te futen në shtëpi, por çelesat e makines mund ti mbash “lidhur”, zoti prind që djali juaj mori dy jetë të rinjsh italianë”. Të rinj që kanë makina luksoze, janë kthyer në një problem që ky vend duhet ti japë zgjidhje, pa u shtuar numri i viktimave në rrugë.

SHKARKO APP