170 dosje të nxehta në hetim

Struktura e posaçme antikorrupsion apo e njohur si SPAK pritet të ngrihet të hënën pas emërimit nga KLP të 8 prokurorëve që do shqyrtojnë dosjet më të forta të regjistruara në organin e akuzës. Kandidatët për t’u emëruar në këtë prokurori speciale kanë kaluar të dy fazat e vettingut, një nga kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve. Lista me pikëzime do të kalojë po ashtu edhe në votën e parlamentit.

KLP do t’i lërë 5 ditë kohë 8 prokurorëve që të shprehin interesin e tyre për të marrë drejtimin e SPAK, por favorit është prokurori Altin Dumani, pasi është renditur i pari në listën e KLP-së për aftësi profesionale. Mësohet se kjo strukturë do të marrë në dorëzim, menjëherë pas konstituimi 170 dosje nga 570 që po hetohen aktualisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prej më se një muaj krimet e rënda kanë nisur inventarizimi i dosjeve, që do ti kalojnë menjëherë për shqyrtim strukturës së posaçme antikorrupsion. Ato kanë të bëjnë me veprat më të rënda kriminale, të grupit të strukturuar kriminal por dhe çështje të tjera sensitive.

Disa nga dosjet më të nxehta dhe që priten të hetohen nga SPAK janë, “Dosja 339” ku përfshihen dhe akuzat për korrupsion apo shitblerja e votave, dy rastet e trafikut të kokainës, me 613 dhe 137 kg, dosja Bajri”, apo dhe dosje të trafikut të klandestinëve. Me nisjen e punës së SPAKU-t, 8 prokurorët duhet të hartojnë edhe listën me emrat e personave të cilësuar me rrezikshmëri të lartë që do ti nënshtrohen izolimit nga sistemi 41-bis.

SHKARKO APP