175 të dënuar do të lirohen, Manja: Parlamenti mund të bëjë një tjetër amnisti
Debati në Kuvend
Ulsi Manja: Sot janë 5351 të dënuar dhe paraburgosur. 2632 janë të dënuar me formë të prerë do të përfitojnë. Përfitojnë të gjithë dënuarit deri që deri 31 dhjetor që kanë vendim të formës së prerë. Janë 175 të dënuar që përfitojnë, 150 meshkuj, lirohen 23 gra dhe 2 të mitur.
29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. Parlamenti pse jo në rast se e gjykon të arsyeshme në një moment të caktuar për shkak të mbingarkesës që është në duart e prokurorisë ta rishohë mundësinë e një amnistie tjetër. Por sot ky është vullneti.
Myslim Murrizi: Amnistia nuk është thjeshtë vullnet politik, do 84 vota, është konsensus më i gjerë. Ata që duhet të rrinë brenda po dalin. Ne nuk kemi shokë aty, shokët i keni ju te ‘Zogu i Tiranës’, 184, 339, etj. Keni halla se po doli ‘Zogu’ do të marrë kasetat dhe do shkojë te zogjtë tjerë dhe e dini që do iu bëjë të gjithëve zogj. Ata që bëjnë vrasje po dalin vetë pa pyetur për këtë sallë. Nuk ia vlente 6 muaj propagandë për kaq, për të nxjerrë nga burgu.