176 persona me Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë është konfirmuar vetëm një rast me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 949.

Nga ky numër, sipas të dhënave të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm 176 raste janë aktive ndërsa 742 të tjerë janë tashmë të shëruar. Pra, 78 % e të prekurve tashmë e kanë fituar luftën me Covid-19. Po ashtu, brenda ditës janë shëruar nga virusi 15 persona të tjerë.

Sipas MSH, në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive. Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?