18 milionë euro të të ”fortëve” tashmë i ka në dorë shteti

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, nga agjencitë e zbatimit të ligjit, gjatë 9 muajve të këtij viti janë sekuestruar mbi 18 milionë Euro asete kriminale. Gjatë takimit u evidentua përdorimi i pasurive kriminale të sekuestruara të vënë në dispozicion për qytetarët. Rrjeti ballkanik i agjencive të aseteve të sekuestruara është themeluar nga Shqipëria, ku pjesë e nismës janë 8 vende të rajonit, përfshirë dhe Kosovën.

Pjesë nga fjala përshëndetëse në nisje të takimit, e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme, Elena Pici

Në cilësinë e Kryetares së Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar, gjatë aktiviteteve të këtij Komiteti, kemi marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, duke i kthyer komunitetit ato që janë konfiskuar nga krimi. Kam këtu kënaqësinë të përmend shembuj shumë të mirë të aplikimit të projekteve të rëndësishme si projekti ‘CAUSE’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi arritur të ngremë sipërmarrjet e para sociale në pronat, të cilat kanë qenë të konfiskuara nga krimi apo të vazhdojmë me projekte të tjera si RISE Albania, apo me kalimin e pronave të konfiskuara nga krimi, institucioneve ligjzbatuese apo pushtetit vendor, i cili i përdor ato për shërbime sociale. Nga ana tjetër, kemi financuar institucionet ligjzbatuese, siç janë Policia e Shtetit, Prokuroria e Posaçme, Prokuroria e Përgjithshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk do të doja të ndalesha në shifra, sepse jam e bindur që kjo do të jetë pjesë e punës dhe diskutimeve tuaja sot, por vetëm për të theksuar një element, vetëm gjatë 9 mujorit të parë të viti 2021 janë sekuestruar mbi 18 milion euro asete kriminale, falë luftës kundër krimit të organizuar.

Duke e mbyllur, dëshiroj t’i uroj të gjithëve në këtë forum suksese në veprimtari sa më produktive gjatë ditës së sotme dhe një bashkëpunim të shtuar në rrjetin tonë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?