18 mln € evazion me TVSH-në, lavazhieri që u bë biznesmen
Operacioni i goditjes së evazionit fiskal në vlerën e 18 milion eurove është zbehur këtë të enjte në dyert e Gjykatës së Tiranës ku në bankën e të akzuarëve janë ulur 12 shtetas. Shumica e tyre rezultonin të papunë, me të ardhur amodeste, lavazhier, kamarier e disa punëtor krahu.
Gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë, Gjykata vendosi të lërë nën masën detyrim paraqitje 9 prej tyre ndërsa 3 nga të ndaluarit u lanë në masën e sigurisë “arrest me burg” 30 ditë. Kudret Memaga, Gentjan Dedja dhe Bledar Metko do të qëndrojnë me masën e sigurisë arrest 30 ditor si persona të dyshuar pjesë e skemës të mashtrimit me pasoja të rënda.
Bashkëshortja e tij, Lulëzime Metko, u shpreh se ata janë të varfër dhe jetojnë me qira. “Ne jemi të varfër, jetojmë me qira. Nga sot më nxjerrin jashtë nga shtëpia”,-shprehet ajo.
Por si është përfshirë Metko në këtë skemë? Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit Bledar Metko, më 13 shtator 2018, ka regjistruar kompaninë BLE-Me-18 Invest. Kjo kompani ka një kapital prej 650.000 lekë dhe administrator i saj është Metko me një afat deri në vitin 2023. Tregti, konsulencë, import-eksport, hidrosanitare, ndërttim dhe shitblerje, si dhe dhënie me qira automjetesh është objekti i kësaj kompanie e krijuar dhe zotëruar nga Metko që prej 72 orësh ka lënë bashkëshorten dhe djalin e mitur pa para për të blerë bukën dhe paguar qiranë e banesës. /Report Tv/
KOHA JONË SONDAZH

