18 muaj për zbulimin e vaksinës? Virologu: Testimi për efektet anësore

Bota është më sytë tek shkencëtarët dhe tek vaksina që do të luftojë këtë Covid-19. Arban Domi drejtor i zhvillimit të vaksinave në Geovax dhe virologu që po ndjek zhvillimet më të fundit sa i takon përpjekjeve për të zbuluar vaksinën kundër virusit në SHBA, thotë se duhen të paktën 18 muaj për zbulimin e vaksinës. Nga ana tjetër, ai theksoi se kjo kohë nevojitet për të kryer përgatitjen në laborator, testimet e nevojshme tek kafshët si dhe më pas testimi për efektet anësore.

“Përgatitja e një vaksine kërkon kohën e vet, përgatitet në laborator, testohet te kafshët dhe më pas testohet tek njerëzit. Nëse do të jemi të suksesshëm do të duhet një vit e gjysmë duke qenë optimist, pasi mund të marrin dhe më shumë”, deklaroi ai për ‘Ilva Now’.

Doktori u shpreh se në kohë normale për zbulimin e një vaksine kërkohen nga 5 deri në 15 vjet. Procesi më i rëndësishëm në zbulimin e vaksinës është testimi për efektet anësore pasi ato mund të jenë më të rrezikshme se sa vetë virusi. “Në përgjithësi një vaksinë do nga 5 deri në 15 vjet. Përcaktimet e fillimit se mund të gjendej më shpejt ishte më shumë për të qetësuar njerëzit. Për Sars-1 ende nuk kemi një vaksinë. Shpresojmë se ky virus të jetë më i ndryshëm dhe të mos shkohet tek hapat sekondare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?