18 shtete e bojkotuan, AstraZeneca del me raport të ri: Vaksina jonë ka 76% efektshmëri

AstraZeneca, e cila kohët e fundit ka shkaktuar një lum qëndrimesh pro dhe kundër saj, ku afro 18 shtete në Europë e kanë bojkotuar, ka publikuar një raport të ri me të dhëna të përditësuara lidhur me funksionimin e vaksinës së saj anti-covid.

Kompania britaniko-suedeze thotë se vaksina ka 76% efektshmëri në parandalimin e infektimit. Parandalon plotësisht rastet e rënda dhe nevojën për shtrim në spital. Për më tepër thotë se vaksina është 85% efikase në parandalimin e simptomave në vullnetarët të moshës 65 vjeç e sipër.

Të dhënat e reja nuk kanë shumë diferencë nga ato të mëhershmet. Fillimisht, AstraZeneca, bëri me dije se vaksina e saj anti-covid ka 79% efektshmëri kundër infeksionit dhe 100 për qind ndaj rasteve të rënda.

Të dhënat e reja u kërkuan nga rregullatori i Shteteve të Bashkuara. Shumë shpejt pritet një vlerësim për sigurinë, efikasitetin dhe përdorimin e vaksinës së zhvilluar në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit.

SHKARKO APP