1,8 ton kokainë drejt Gjermanisë, ja emrat e bosëve shqiptarë

Për bandën me shqiptarë, të kapur me 1,8 ton kokainë në Gjermani, hetimet kanë nisur në muajin prill të 2017, ndërsa së fundmi Policia Gjermane ka arritur të zbulojë rolet e bandës, dhe emrat e 13 shqiptarëve të arrestuar për 1,8 ton kokainë me vlerë tregu mbi 400 milion euro.

Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj dhe një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti emri të cilit nuk dihet ende kishin rrolin parësor në këtë trafik. Hetuesit gjerman i kanë shtrirë hetimet edhe në Shqipëri pasi kanë të dhëna se anëtarët e kësaj strukturë të mirë organizuar në trafikun e kokainës kanë të afërmit e tyre të përfshirë në politikë dhe aktivitete kriminale.

”Shqiptarja.com”, shkruan se droga vinte nga Ekuadori dhe mbërrinte në portet gjermane. Pasi magazinohej anëtarët e grupit shkonin nëpër magazinat e supermarkeve dhe merrnin sasitë e kokainës. E njëta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë ”Arbri Garden” e Arbën Cekajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët e arrestuar

Swiss Digital Mobile Reklama

Orneo Margjeka
Emiljan Hysenaj
Dashamir Ndoj
Dario Lame
Ervin Llusha
Izmir Lami
Dolan Kocani
Agim Zeka
Marjan Tola
Mevlan Beca
Granit Bajrami
Artan Mehmeti
Blerim Cakraj

Të huaj

Alberto Kochsiek
Anel Begovic
Kofi Oteng

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?