18 viktima nga Covid-19, sërish mbi 1 mijë raste të reja në 24 orë
Shifrat nga Covid-19 në Shqipëri, nuk ulen. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 18 pacientë dhe numri i jetëve të humbura shkon në 1600. ”6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mallakastra, të moshave 39-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Pas dy ditëve me ulje të rasteve, në 24 orët e fundit kemi sërish mbi 1 mijë raste. Janë kryer 3901 testime dhe janë konfirmuar si raste pozitive, 1075. ”361 raste në Tiranë, 84 në Fier, 71 në Durrës, nga 46 raste në Vlorë, Librazhd, 42 në Kukës, 36 në Krujë, 35 në Kuçovë, 29 në Elbasan, 28 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Shkodër, nga 18 raste në Mallakastër, Pogradec, 17 në Malësi e Madhe, nga 16 raste në Lezhë, Kamëz, 14 në Kurbin, 11 në Kavajë, nga 10 raste në Berat, Peqin, nga 9 raste në Pukë, Përmet, Gramsh, nga 8 raste në Mirditë, Dibër, Kolonjë, 7 në Has, 6 në Lushnje, 5 në Vorë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mat, Vau i Dejës, Prrenjas, Cerrik, nga 2 raste në Tropojë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Bulqizë, Skrapar, nga 1 rast në Rrogozhinë, Finiq, Patos, Poliçan, Këlcyrë”.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 890 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 59,684 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve. Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina antiv-covid.
COVID-19-Statistika (17 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1075
Të shëruar në 24 orë 890
Të shtruar në spitale 585
Humbje jete në 24 orë 18
Testime ditore 3901
Testime totale 424,719
Raste pozitive 95,726
Raste të shëruara 59,684
Raste aktive 34,442
Humbje jete 1,600
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20808
Fier 2880
Vlorë 1774
Durrës 1742
Shkodër 1466
Elbasan 1145
Lezhë 1058
Korçë 994
Berat 984
Gjirokastër 833
Kukës 427
Dibër 331