18 viktima nga sulmi terrorist në Mali (FOTO dhe VIDEO)

 

Ka përfunduar pengmarrja në hotelin Bakamon në Mali. Të gjithë pengjet janë liruar, por 18 trupa të pajetë janë gjetur brenda hotelit “Radisson”.

80 prej personave të marrë peng janë liruar nga vetë pengmarrësit, ndërsa pak më parë forcat speciale amerikane dhe franceze kanë ndërhyrë për të liruar të gjithë personat.

Nuk dihet ende nëse pengmarrësit janë vrarë apo janë kapur.

Në orën 8 të mëngjesit të së premtes, me orën e Shqipërisë, nëpërmjet një mesazhi në tëitter, grupi xhihadist Morabitun, i lidhur me Al Qaeda, hodhi lajmërimin e parë mbi pengmarrjen.

Katër persona të hipur një automjet, me targa diplomatike, sulmuan hotelin me armë zjarri dhe granata kundër rojeve, një pjesë e të cilëve mbetën të plagosur ndërsa një pjesë tjetër ia mbathën.

Sipas të dhënave nga forcat e sigurisë, atentatorët e filluan sulmin në hotel duke thirrur “Allahu Akbar” “Zoti është i madh”. Por një nga pengjet e liruar tha se kishte dëgjuar që terroristët të flisnin midis tyre në gjuhën angleze.

SHKARKO APP