18-vjeçari sapo ishte bërë baba, nusja: Po bënim dasmën

Samuel Tafciu, është një nga personat që humbën jetën pas një shpërthimi të ndodhur më 18 nëntor në një fabrikë fishekzjarresh në Itali, në ditën e parë të punës.

18-vjeçari bashkëjetonte me partneren e tij 17-vjeçare në Ponticelli dhe ishte bërë baba vetëm 4 muaj më parë. 17 vjeçarja ka folur për mediat italiane lidhur me tragjedinë. Ajo shprehet se ata kishin planifikuar se së shpejti do të bënin dasmën.

”Ëndrra më e madhe e Samuelit ishte të martohej me mua sapo të mbushja 18 vjeç. Ai donte të qëndronte me mua, të merrte një shtëpi jashtë Napolit dhe të shkonim sëbashku në një udhëtim. Ai bëri gjithçka për familjen tonë. Ai ishte njeriu më i mirë në botë. Në Qershor patëm pagëzimin e vajzës sonë. Ne po planifikonim dasmën”, tha partnerja e viktimës.

SHKARKO APP